Çfarë fshihet pas këmbënguljes së Trump për përdorimin e hidroksiklorinës në trajtimin e Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Trump bëri një paraqitje të rrallë në takimin me task forcën e tij ditën e dielë. Takimi u mbajt për të diskutuar rreth ilaçit anti-malaria që Trump e ka promovuar në mënyrë agresive kohët e fundit si një trajtim për koronavirusin.

Ekspertët e paralajmëruan Trump të mos promovonte një ilaç pa u siguruar më parë për efikasitetin e këtij ilaçi, veçanërisht për pacientët me zemër. Por Trump e promovoi atë gjithsesi duke thënë: Unë nuk jam doktor, por kam logjikë.

Ditë pas dite ai ka inkurajuar pacientët e prekur me koronavirus që të provojnë ilaçin e quajtur hidroksilklorinë duke i’u thënë: Çfarë keni për të humbur po e provuat?

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, që përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin po korr një sukses të madh në kurat që profesori francez Didier Rault po bën në spitalin e tij në Marsejë. Profesor Rault e rekomandon atë në fazën e parë të sëmundjes, për të ulur ngarkesën virale dhe për të mos i lejuar pacientët të rëndohen dhe të shkojnë drejt reanimacionit.

Pas këtyre testeve, në pothuajse 80 pacientë në spitalin e Marsejës (vetëm me një të vdekur), autoritetet mjekësore franceze e kanë përfshirë atë në testet shkencore për të pasur një përfundim të vërtetuar për dobinë e këtij ilaci. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Por në kundërshtim me qëndrimin e Trump, Anthony Fauci, këshilltari kryesor shëndetësor i presidentit në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon. Megjithatë spitalet në SHBA u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës.

Por si gjithmonë mediat kritike ngrenë pyetjen se pse Presidenti amerikan po mbron kaq me zell këtë molekulë, megjithë paralajmërimet e imunologut Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë në administratën e tij?

Lexo edhe :  VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

E përditshmja ‘New York Times’ është marrë me këtë çështje dhe sipas saj, Trump është i lidhur drejtpërdrejt me kompani të caktuara farmaceutike që prodhojnë ilaçe të bazuara në hidroksilklorinë.

Mendohet që Trump ka aksione në kompaninë franceze ‘Sanofi’ dhe një nga financuesit e fushatës së tij dhe republikanëve, Fisher Asset Management, një fond investimesh i menaxhuar nga Ken Fisher është një ndër aksionerët kryesorë të Sanofi-t.

Disa spitale në Suedi ndaluan sigurimin e hidroksilklorinës për të trajtuar koronavirusin pas raporteve për efekte anësore të dëmshme, sipas mediave suedeze të lajmeve.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë, e cila ka aprovuar hidroksiklorurinë si një trajtim për malarje dhe lupus, lëshoi një urdhër urgjence në fund të muajit të kaluar, duke i lejuar mjekët ta administrojnë atë te pacientët me koronavirus nëse e shihnin të përshtatshme. Z. Trump tha se qeveria federale do të shpërndajë 29 milion doza dhe se ai kishte folur me kryeministrin Narendra Modi të Indisë duke i kërkuar më shumë.

Më tej bëhet me dije se disa prodhues droge gjenerikë janë duke u përgatitur të prodhojnë pilula hidroksilklorine, duke përfshirë ‘Amneal Pharmaceuticals’, bashkëthemeluesi i të cilit Chirag Patel është anëtar i ‘Trump National Golf Course’ në Neë Jersey dhe ka luajtur golf me zotin Trump të paktën dy herë që kur u bë president, sipas një personi që i pa.

Dr Daniel H. Sterman, drejtori i kujdesit kritik në NYU Langone Health, tha që mjekët atje po përdorin hidroksilklorinë, por të dhënat për efektivitetin e saj mbetën “të dobëta dhe të pabazuara” në pritje të studimit. “Ne nuk e dimë nëse pacientët tanë po përfitojnë nga trajtimi hidroksilklorina në këtë kohë,” tha ai./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/Burimi: The New York Times

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV