4 këshilla për të pakësuar tensionin në jetën tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni përgjithësisht shprehet në trup si tendosje ose mpirje e muskujve, ndaj mund të jetë i dhimbshëm për shumë persona. Muskujt më të tendosur mund të japin siklet kur preken ose ndihen si dhimbje kronike në trup.

Arsyeja pse shkaktohet është përgjithësisht e lidhur me një eksperiencë emocionale ose fizike që sjell si pasojë tension. Për të kuptuar si të veprosh për ta shmangur këtë problem, duhet si fillim të kuptosh nga vjen, ndaj është me rëndësi të shpjegohet roli i stresit në këtë rast.

Frikërat dhe ankthi nuk ndodhin vetëm në mendjen tonë, por secila shprehet edhe fizikisht në mënyrën si trupi ynë ndihet. Kur jemi të stresuar, aktivizohet sistemi nervor në zonën që është përgjegjëse për reagimin e vetëmbrojtjes ose sulmit. Ky sistem aktivizon trupin kur ndien rrezik dhe stresi në vetvete është përkthim i trurit ndaj një rreziku, duke bërë që trupi të ketë reagim fizik siç është tensioni në muskuj kur je stresuar.

4 mënyrat sesi mund ta ndihmosh veten janë:

Mënyra më efektive për të larguar tensionin nga muskujt është praktika e “Relaksimit Progresiv të Muskujve” (PMR), sipas specialistëve. Për ta realizuar mund të gjesh video online ose të ndjekësh këta hapa.

Gjej një pozicion të rehatshëm, nëse mundesh shtrirë në kurriz dhe ndiq hapat:

Fokusohu si fillim te këmbët e tua dhe kontrakto çdo muskul me sa më shumë forcë të mundesh.

Mbaje këtë gjendje për disa sekonda dhe çlirohu.

Fokusohu në pjesën e sipërme të trupit dhe përsërit të njëjtin proces nga koka te këmbët.

Bëj yoga për të hequr tensionin nga muskujt. Yoga është një nga mënyrat më efektive për shëndet më të mirë fizik dhe emocional.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Mund të heqësh tensionin me terapi ngrohjeje, e cila nxit qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Për të çliruar veten nga dhimbjet mund të përdorësh gjithashtu terapi ftohjeje./E.Ç

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV