Kur do ta kemi ilaçin ndaj Covid-19? Ekspertët: Kjo është shpresa jonë e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota ka hyrë në garë për të gjetur ilaçin ndaj koronavirusit. Trajtimi efektiv mund të jetë shpresa e vetme për të frenuar përhapjen e koronavirusit derisa të gjendet ilaçi ndaj Covid-19.

Por sa janë afër studiuesit për të gjetur ilaçin ndaj koronavirusit?

Për javë të tëra, Presidenti Trump, me gjithë kundërshtimet e ekspertëve ka prezantuar ilaçin hidroksiklorurinë për trajtim e Covid-19.

Ajo shitet nën emrin e markës Plaquenil. Hidroksilklorina është përdorur për dekada në trajtimin e malaries, artritin reumatoid dhe lupusin.

(Vetë  Trumpi ka një interes tejet të vogël në planin financiar personal të Sanofit, që është edhe prodhuesi i ilaçeve franceze që prodhon Plaquenil.)

Por, ne nuk e dimë nëse vërtetë hidroksillorina trajton Covid-19.

Nga ana tjetër, një studim i ri sugjeron se ilaçi mund të shpejtojë shërimin e rasteve të buta, siç raporton Denise Grady për The Times.

Studimet e hershme janë të kufizuara, ose me të meta serioze.

Për fat të mirë, ekziston një provë klinike mbarëkombëtare në Universitetin e Minesotas që mund të hedhë dritë në javët e ardhshme sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërkohë, hidroksilklorina nuk duhet të merret si ilaçi i mirëqenë, shkruan Olga Lucia Torres për The Times.

Në të kundërt, hidroksilklorina mund të ketë efekte anësore serioze: dëmtim të zemrës dhe retinës, madje edhe verbëri të përhershme.

Megjithatë, ka shpresë për një ilaç të i ri terapeutik, thotë Dr. Gottlieb.

Ai përshkruan dy lloje që janë gjetur deri më tani:

Ilaçet antivirale, siç janë ato të përdorura për trajtimin e HIV-it, të cilat pengojnë virusin të përsëritet në qelizat e goditura nga Covid-19.

Ilaçet antivirale të koronavirusit janë në faza të ndryshme të zhvillimit; më inkurajues është remdesivir, që është duke u testuar në gjashtë klinika, disa prej të cilave pritet të japin rezultate përgjatë këtij muaji, sipas Matthew Harper.

Lexo edhe :  Probleme shëndetësore për Ursula von der Leyen/Presidentja e KE anulon takimet për 2 javë

A nuk mund ta gjejmë sa më shpejt vaksinën?

Zakonisht vaksinat zgjasin një dekadë ose më gjatë për t’u gjetur dhe zhvilluar. Shkencëtarët po punojnë për ta shkurtuar këtë kohë në një vit.

Kjo është arsyeja pse nevoja për trajtime në një periudhë afatmesme është emergjente dhe vaksina mund të mos jetë shpresa jonë e vetme./Përshtati nga New York Times për Fjala, B. Quku

Të fundit

Shprehu pëlqimin për Valbonën, banorja ‘i mbyll derën’G Banit: Nuk kemi asgjë bashkë

Valbona dhe G Bani kanë biseduar për raportin mes tyre, pasi këngëtari ka shprehur pëlqimin për gazetaren. G Bani...

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash

Bie sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë. Siç raportohet nga autoritetet, edhe pse...

Festoi Vitin e Ri me të shtëna armësh dhe postoi videon/ Arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar që kishte qëlluar me armë natën e Vitit të Ri për të festuar dhe më pas...

Skiatorja Lara Coulturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Veliaj: Super rezultat

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj. Lara Colturi, skiatorja...

Akull dhe acar/ Britania e Madhe përgatitet për stuhi bore, çfarë pritet të ndodhë sonte

Bora, akulli dhe breshëri pritet të “pushtojnë” zona të mëdha të Anglisë dhe Uellsit këtë fundjavë. Parashikohet se 20-40 cm borë mund të bjerë në...

Lajme të tjera

Web TV