Koronavirusi/ Pasoja më të rënda tek femrat, ja përse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statistikat në  Kinë  tregojnë  që  COVID-19 prek meshkujt dhe femrat në  mënyre thuajse të  barabartë . Pavarësisht kësaj, femrat duket se janë më pak të predispozuara për të humbur jetën sesa meshkujt. Kjo si pasojë e diferencave në stilin e jetesë midis dy gjinive si dhe faktit që  trupi i femrave gjenetikisht prodhon një rezistencë më të  fortë  kundrejt infektimeve sesa i meshkujve.

Gjithsesi në mënyre me indirekte duket se virusi po ndikon me tepër femrat. Në  kulmin e luftës kundër COVID-19, një  numër çdo ditë  e më  i madh femrash janë  në  vijë  të  parë . Shumë prej tyre duhet te punojnë orë të zgjatura nëpër qendrat shëndetësore apo supermarket si dhe të përmbushin detyrat në shtëpi.

Ja disa shembuj sesi coronavirusi nuk ka të njëjtat pasoja për të dyja gjinitë:

  1. Punonjësit e shëndetësisë:

Autoritet kineze kanë nisur më shumë se 41,000 punonjës të shëndetësisë në  mbështetje të  zonave të prekura në  Kinë , veçanërisht Hubei, por dhe jashtë  saj.

Sipas Federatë së Femrave në Shanghai më  shumë  se gjysma e doktorëve dhe 90% e infermierëve ne Hubei, janë  femra.

Në  një këndvështrim më  global, sipas një  studimi të OBSH-s në  104 shtete, femrat përbejnë pjesën më të madhe të punonjësve në sektorin e shëndetësisë- plot 70%.

OBSH shton se femrat në ketë sektor fitojnë 11% më pak sesa meshkujt.

  1. Puna e papaguar e shtëpiakeve

Femrat historikisht kanë kryer pjesën më të madhe të  punës së  papaguar të përkujdesit në shtëpi.

Sipas Organizatës Botërore të Punës, në shkallë  globale femrat kryejnë 76.2% të  orëve totale të  punës së  papaguar, 3-here më shumë  sesa meshkujt.

Si pasojë e pandemisë, të  infektuarit me COVID-19 do të  kenë  nevojë  për përkujdesje në shtëpi, duke rritur përgjegjësit por edhe riskun e infektimi të  femrave mbarë boten.

Lexo edhe :  Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Mbyllja e Shkollave

Rreth 300 milionë studentë në mbarë botën po humbin orët e mësimit si pasojë e mbylljes së  shkollave. Sipas një raporti te New York Times, mbyllja e shkollave dhe qendrave të  përkujdesit te fëmijëve godet kryesisht femrat.

Si pasoje, dhe punonjësit e shëndetësisë që janë tashmë në  krye të  detyrës hasin vështirësi në  zgjidhjen e problemit të përkujdesit të fëmijëve gjatë  kohës që  janë  në  punë .

Punonjësit e sektorit të shërbimeve që nuk kanë mundësi të  punojnë nga shtëpia dhe ata të  cilët nuk kanë  leje pune të  paguar, janë  pjesa me vulnerabël dhe më e goditur e popullsisë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Burimi: World Economic Forum, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Pas...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Lajme të tjera

Web TV