Përplasja mes bandave me 1 viktimë e 3 të plagosur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar!

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku një shqiptar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane./E.T