Maluma bëhet baba për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gomez janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije Maluma përmes një postimi në Instagram duke zbuluar momente të veçanta nga ardhja në jetë e vajzës, bashkë me detajet për emrin dhe emocionet si prind i ri.

“Më 9 mars në ora 8:23 lindi dashuria e jetës sonë, Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet tuaja! Susana…Dashuri: Faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua,” shkruan Maluma në postimin e tij.

Maluma dhe Susana janë bashkë prej tre vitesh, ndërsa çifti e bënë publike lidhjen në Instagram, në vitin 2021.

Artisti i ka kushtuar edhe një këngë së bijës, ende pa lindur. Hiti quhet “Procura” dhe tregon momente private që nga romanca e tyre, te zbulimi i shtatzënisë, ndarja e lajmit të bukur gjatë një koncerti etj./E.Ç

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Lajme të tjera

Web TV