Pse truri juaj është ‘duke ngrënë’ veten?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse gjithçka që bëjmë dhe gjithçka që jemi, bazohet në lidhjet midis qelizave, sinapseve, që formohen në trurin tonë. Në të vërtetë, për një kohë të gjatë supozohej se truri i të rriturve ishte në thelb ‘fiks’ dhe nuk mund të kishte ndryshime të mëdha të cilat mund të konsideroheshin domethënëse.

Tekonologjia e ditëve të fundit ka vërtetuar se truri i të rriturve është më fleksibël, më i ndryshueshëm sesa supozohej më parë. Ideja që truri ynë mund të konsumojë veten në mënyrë aktive, në thelb duke ngrënë pjesë të ndryshme të tij, tingëllon si një ide e çuditshme. Sidoqoftë, kjo është pikërisht ajo që po ndodh gjatë gjithë kohës në trurin e çdokujt.

‘Fagocitoza’ është një proces ku qelizat mbështjellin dhe konsumojnë qeliza ose molekula më të vogla, në mënyrë që t’i largojnë ato nga sistemi. Në thelb, janë qelizat që hanë qeliza ose substanca të tjera dhe pastrojnë trurin tonë.

Ajo çfarë është e rëndësishme për t’u mbajtur gjithmonë në vëmendje-thotë neuroshkencëtari Dean Burnett, është se duhet të mbani mend gjthmonë se truri është një organ tepër i zënë dhe kërkues. Studimet e bëra tregojnë se ai përdor rreth një të tretën e furnizimit me energji të gatshme të trupit, vetëm duke qëndruar gjallë dhe duke bërë atë që duhet të bëjë.

Të gjitha proceset që ndodhin në tru mund të lënë gjëra të panevojshme ose të quajtura më thjesht ‘mbeturina’ dhe këto mbeturina duhen hequr qafe. Pjesa më e madhe e këtij pastrimi të mbetjeve qelizore ndodh kur ne flemë,dhe proceset që përfshijnë fagocitozën janë mënyra se si truri pastrohet.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

E gjithë kjo ndodh sepse truri, në kuptimin e vërtetë të fjalës, po ha ‘vetveten.’ /E.Ç

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV