Seanca plenare në kohë rekord/ ISP: 6 euro për minutë, deputetët shqiptarë më të paguarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seancat parlamentare me kaos që duket se së shpejti do të marrin fund pas dakordësimit paraprak në parim mes opozitës e maxhorancës për të ngritur 2 komisionet hetimore dhe një nënkomision për reformat, janë futur në listën e rekordeve të vendit tonë.

Instituti i Studimeve politike, në raportin e publikuar për vitin parlamentar 2023, 8 seancat e zhvilluara nga nisja e kausit deri në mbyllje të vitit parlamentar, kanë zgjatur vetëm 97 minuta. Nga ana tjetër po ashtu rekord është miratimi i një ligji apo një vendimi pa diskutime, në mesatarisht 2.4 minuta.

“Të dhënat statistikore të aktivitetit parlamentar dëshmojnë se gjatë periudhës 30 tetor dhe 21 dhjetor, në të cilën seancat plenare u bënë të shkurtuara për shkak të incidenteve të shumta fizike në parlament, − një vendim është marrë në vetëm 2.4 minuta, dhe se 8 seancat janë zhvilluar në vetëm 97 minuta. Statistikisht një seancë plenare ka kosto të lartë buxhetore (10−12 mijë euro) dhe zhvillimi i tyre në 4 ose 8 minuta e bën funksionin e deputetit profesionin më të paguar për minutë në Shqipëri.”, thuhet në raportin në fjalë.

Thënë ndryshe 8 seanca në total 97 minuta, minimumi kanë kushtuar 80 mijë euro, ose ndryshe 825 euro minuti. Ndërkohë që janë 140 deputetë pjesë e Kuvendit, llogaria del marramendëse me 5.9 euro në minut, duke e kthyer postin e deputetit në më të paguarin në vend, të paktën në periudhën e fundit të vitit 2023./O.S

Të fundit

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Lajme të tjera

Web TV