“Isha në makinën time”/ Zbardhet dëshmia e shkodranit që iu bë atentat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gent Larushku i cili nuk është plagosur duke i shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në zonën e Vinotekës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Shtetasi Gent Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij. Ky shtetas arriti që t’i shpëtojë plumbave, ndërsa dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Efektivët morën në pyetje shtetasin Gent Larushku i cili deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Ndërkohë policia ka sekuestruar dy gëzhojat e plumbave të pistoletës në cilësinë e provës materiale dhe automjetin me të cilin po lëvizte Larushku për hetime të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes ku u qëllua me armë nuk ka kamera sigurie ndaj edhe mbetet e vështirë për momentin identifikimi i autorit të dyshuar. Ndërkohë banorët që kanë shtëpitë shumë afër vendit të ngjarjes deklaruan se kanë dëgjuar të shtënat.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit.

Lexo edhe :  Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për 'shkundje'?

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./O.S

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV