Policia “zbarkon” në Sauk/ Gjendet makina e shokut të Ervis Martinajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbarkuar në Sauk. Gazetarja Klodiana Lala raporton se është gjetur makina e Eljon Hatos.

Policia është në ndjekje të Eljon Hatos të shpallur në kërkim për dosjne Metamorfoza.

Eljo Hato njihej si një nga miqtë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit të 2022.

Ai ka qenë i përfshirë në vrasjen në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.

Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën.

Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV