Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Shoqërohet nga policia Valter Bami, çfarë dyshohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, mësohet se policia ka shoqëruar Valter Bamin.

Ai është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e Bejtjas, me të cilin kanë një konflikt të hapur.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, por gjykata vendosi ndaj tij masën arrest në shtëpi, pasi ka përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit ishte arrestuar pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino.

Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin.

Valter Bami nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale./O.S

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV