Myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja: Dija është pikënisja e gjithçkaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndau sot episodin e 8-të të Sezonit 3, të PodKastit FLASIM të titulluar “Në emër të Zotit, lexo!”.

Në këtë episod ishte ftuar myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja. Ky episod iu dedikua besimit, teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.

Myftiu foli për efektet e agjërimit gjatë Ramazanit.

“Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, axhi, zekati.

Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Ramazanit është më interior, sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë. Është momenti më i mirë për të kuptuar se çfarë vlerash ke ti si njeri, çfarë mund të rregullosh, çfarë mund të japësh më shumë”, u shpreh Teqja.

Rama u ndal më tej te rëndësia e leximit, duke cituar profetin Muhamed: “Paqja e Zotit qoftë mbi të, që boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit”.

“Dija është pikënisja e gjithçkaje”, theksoi myftiu.

“Surja që ka nisur Kurani, që në fillim të thotë lexo. Në fund, thotë afroju Zotit. Pra, nis me dijen, për t’u afruar me Zotin. Kurani është i vlefshëm për çdo kohë, është shumë interesant.

Flet me Kuran dhe të kupton si ai që është fëmijë, edhe ai i rritur. Por, ai që ka më shumë njohuri, e kupton më mirë Kuranin. Zoti të jep eksperiencë, sprova, sfida në jetë.

Prandaj, se njerëzit që janë më të lartë në status, e kuptojnë më mirë Kuranin dhe Zoti u hap më shumë hapësira se ata që nuk kanë dijen. Dija është pikënisja e gjithçkaje”, tha myftiu Teqja./    S.M

Të fundit

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më të rëndësishëm të betejës globale...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Analiza/ Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin...

Lajme të tjera

Web TV