“Vajzat e bashkëshortit më fshijnë lotët”, rrëfimi prekës i Rudina Dembacajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Dembacaj i konsideron vajzat e bashkëshortit të saj, si vajzat e veta.

Mes lotëve ajo ka rrëfyer në “S’e luan topi” me Erjona Rusin, se është me fat që ka ato dy vajza në jetën e saj dhe nuk e imagjinonte se do i donte sikur të ishin vajzat e saj. Madje ajo tregon se i ka mbështetje, në momentet më të vështira asaj ia kanë mbajtu dorën dhe ia kanë fshirë lotët.
Erjona Rusi: Kush t’i fshin lotët ty Rudina Dembacaj? Kush ta mban dorën kur je në momente të vështira?

Rudina Dembacaj: Kohët e fundit fëmijët e mi të mëdhenj Erta dhe Mara, kurrë nuk e kam menduar sepse ta shohësh nga jashtë janë fëmijët e bashkëshortit, por ata janë sinqerisht fëmijët e mi. Në fillim Erjona ju drejtohesha fëmijëve duke menduar sikur unë nuk jam dhe si do doja që dikush t’i drejtohej Viktorjas. E imagjionoja dhimbjen që do përjetonte Viktorja nëse nuk do jetoja më. Me këtë mendim kam krijuar marrëdhënien me ta që mendoj se kam dy mikesha të jashtëzakonshme si Marën dhe Ertën dhe një dashuri të vogël si Nardin, me të cilin vetëm përkëdhelemi. Ka qenë shumë e çuditshme dhe e pa preceptueshme se si mund të ishte një familje me tre mbiemra, por unë mendoj që ajo është oazi më i bukur i dashurisë që kam përjetuar ndonjëherë. Unë kalova një situatë të vështirë që nuk ishte aq e vështirë, por në momentin në të cilin ndodhi, unë nuk e përjetova mirë. Unë i kisha të dyja ato, njërën në njërën dorë dhe tjetra më fshinte lotët. Dhe i kam thënë Zotit faleminderit, paskam qenë një njeri shumë i mirë që kam merituar këtë të mirë, çfarë kam bërë unë që të meritoj këta fëmijë të mrekullueshëm dhe këtë marrëdhënie kaq të pastër./E.Ç

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV