Greqia rikthen pengesa/ Si do realizohet lëvizja e emigrantëve shqiptarë pas 31 marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar në fletoren zyrtare qarkore sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin blu deri në 31 dhjetor 2024.

Kjo qarkore rrëzon atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët e Greqisë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit

Ministria e Emigracionit kishte premtuar rrëzimin e qarkores penguese, ndërsa shtyrja e afatit jepet deri në 31 dhjetor 2024 pasi në 1 prill 2024 hyn në fuqi Kodi i Rinovuar i Emigracionit, ku veç reformave të tjera në favor të Emigrantëve parashikohet edhe të mos ketë më leje qëndrimi në pritje për afate kaq të gjata kohore, çfarë përbënin ngërç për një sërë procedurash të përditshme.

Vonesa në lëshimin e lejeve të qëndrimit u theksua shumë gjatë pandemisë dhe ndryshimit të sistemit në atë elektronik menjëherë më pas./O.S

Të fundit

AMP i arrestoi, Gjykata liron 3 inspektorët dhe nën komisarin në Kapshticë

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar...

Krahasoni guximin e misionit të ndihmës për Gazën me mosveprimin e qeverive perëndimore

“Madleen” nuk është një “jaht për selfie”. Ajo është simbol i dhembshurisë njerëzore në një botë që ka vendosur të kthejë shpinën. Nga Owen Jones Imagjinoni...

Turqia ‘shkundet’, nga një tërmet 4.5 ballë ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur distriktin Simav të Kutahyas na Turqi. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej 8...

Familja nuk kishte dijeni për vendndodhjen, mësuesi amerikan ndodhet në burg

Për muaj të tërë, familja e Stephen James Hubbard nuk mundi ta gjente atë në sistemin e burgjeve ruse. Mesazhet e reja hedhin dyshime...

Në ekran, por pranë. Historia e një infermiereje shqiptare në mjekësinë online britanike

E la Shqipërinë në moshën 25-vjeçare, jo për të ndjekur një ëndërr, por për t’i ikur një realiteti që nuk ofronte siguri. U nis...

Lajme të tjera

Web TV