Drake i dhuron fanses shtatzënë 25 mijë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi kanadez Drake i dhuroi një fanseje shtatzënë 25 000 dollarë gjatë turneut të tij në Frost Bank Center në San Antonio, vetëm sepse i pëlqente tabela që ajo mbante në duar, ku shkruhej: “Unë jam shtatzënë në muajin e pestë, a mund të jesh babi i pasur për djalin tim?”.

Shënimi i fanses shtatzënë i dedikohej këngës “Rich Baby Daddy” të Drake me Sexyy Red dhe SZA nga albumi i tij For All the Dogs. Ai e vlerësoi qartë kreativitetin e saj.

“Epo, para së gjithash, nuk dua të ofendoj babin tuaj të vërtetë, por do të doja – para së gjithash, t’ju nxjerr nga gropa në mënyrë që të mund t’ju vendosim diku të sigurt”, i tha Drake fanses.

Bujaria e tij nuk është diçka e re, por përmirësimi i vendit së fanses shtatzënë për të shmangur ndonjë dëmtim mund të jetë për shkak të kohës kur ai përjetoi kaos të plotë në koncertin e Travis Scott.

Drake nuk e pranoi saktësisht propozimin e fanses shtatzënë, por ai i dhuroi asaj 25,000 dollarë për t’u siguruar që ajo ishte e përgatitur për të gjithë shtatzëninë dhe më pas. “Së dyti, do të doja të të jepja 25 000 dollarë që të bëhesh një mama e pasur”, i tha Drake./E.Ç

Të fundit

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida...

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë në Sarajevë, ngjarjet u...

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave,...

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar...

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se...

Lajme të tjera

Web TV