Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të prekni në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stjuardesat, duket se nuk janë në avion vetëm për të dhënë udhëzime dhe lajme të mira për pasagjerët, por edhe për të bërë paralajmërime. Përpos sugjerime për të mos u ulur te pjesa e dritares apo në mesin e pjesës së avionit ku kalojnë pasagjerët për nevojat e tyre dhe ekuipazhi i avionit, ka një vend që nuk duhet ta prekni për shkak të pranisë së madhe të mikrobeve dhe papastërtive.

E gjeni dot për çfarë bëhet fjalë?

Ky vend është xhepi që shihni në pjesën e pasme të sediljeve në linjat ajrore. Nëse e keni ndarë mendjen të shfletoni revistat apo fletëpalosjet që gjenden zakonisht në to, më mirë mos e bëni. Në të kundërt, përgatituni që të keni pranë një çantë me të gjitha gjërat tuaja të nevojshme që duhen për të pastruar vendin dhe minimizuar sa më shumë kontaktin me këtë pjesë të avionit.

Stjuardesat thonë se kurrë të mos e përdorni këtë xhep të sediljeve për ta prekur apo për të vendosur gjëra të ndryshme në të. Ndonëse ajo pastrohet nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe pastërtisë, aty mund të gjenden lloj lloj gjërash, nga çamçakëzi, te bërthamat e frutave, ëmbëlsirat gjysmë të konsumuara etj.

Për sigurinë tuaj, ndoshta mendoni që të lini telefonin, laptopin apo iPadin tuaj atje, por me gjasë që edhe mund ta harroni.

Ndaj, me gjithë këtë mori mikrobesh dhe papastërtish, më mirë të mos e prekni këtë xhep të sediljes së avionit./E.Ç

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV