Rama jep lajmin e madh: Ja çfarë do të ndodhë me bizneset që u goditën nga kjo krizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i vendit, Rama ka shpjeguar ditën e sotme masat që do të marrë qeveria në ditët në vijim. Ai ka deklaruar se duke nisur nga dita e hënë, do të fillojë zgjerimi i fashës orare.

Përsa i përket bizneseve, Rama ka deklaruar se brenda javës tjetër do të publikohet paketa e zgjeruar e mbështetjes financiare për bizneset e prekura nga kjo situatë.

POSTIMI:

? DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME

? DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR TË LEHTËSUAR DREJTËPËRDREJTË:

1) BIZNESET E VOGLA QË EDHE PSE NUK U MBYLLËN GJATË KËSAJ PERIUDHE, U GODITËN NDJESHËM NË XHIRON E TYRE SI PASOJË E LUFTËS, SI PËR SHEMBULL AGJENCI TURISTIKE, RROBAQEPĒSI E MOBILERI TË VOGLA, HIDRAULIKË, ELEKTRIÇISTË, FIZIOTERAPI, KANCELARI, SERVISE MAKINASH E LAVAZHE TË LIÇENCUAR, ETJ., PËRFSHIRË EDHE SHOFERËT E TAKSIVE E TË LINJAVE TË TRANSPORTIT URBAN E PUNONJËSIT E TYRE…

2) PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË MËDHA, QË BAZUAR NË LISTË-PAGESAT E FUNDIT TË DITËS SË DJESHME, FIGUROJNË TË GODITUR NGA LUFTA NË VENDIN E TYRE TË PUNËS, TË CILËVE DO T’U SIGUROJMË MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE TË REZISTENCËS PËR DYZETË DITËT VENDIMTARE NË VIJIM – DUKE MBAJTUR PARASYSH SE NJË PJESË E MADHE E TYRE MUND TË RIKTHEHEN NË PUNË DERI NË FUND TË MAJIT DHE SE PAKETA MUND TË RIZGJEROHET, SIPAS DINAMIKËS E NEVOJAVE TË LUFTËS NË 10 DITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MAJ

3) SEKTORËT E TURIZMIT E TË INDUSTRISË FASON DHE NJËSITË PRODHUESE NË TËRËSI

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV