A ndihemi më të lumtur në kohë me diell?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam mirë apo thjesht është kohë me diell?” Kjo frazë po qarkullon shumë në rrjete sociale dhe studuesit janë të vendosur të tregojnë nëse ka vërtetë një lidhje mes motit të mirë me diell dhe humorit tonë. Hipokarti, i njohur si “babai i mjekësisë”, besonte se çelësi i një jete të shëndetshme është sasia e dritës natyrale që merr, por shkenca nuk e vërteton këtë teori.

“Është shumë e ndërlikuar kjo temë dhe nuk mund të kemi një përgjigje të saktë për të”, thotë psikiatri Paul H. Desan. Sipas studiuesve, ndryshimet e humorit janë të lidhura me ndryshime dhe shkaqe fizike që shkojnë përtej motit.

Por, ekziston një term që quhet “meretopathi”, i cili shpjegon lidhjen që individë të caktuar krijojnë mes humorit dhe diellit. E thënë ndryshe, lidhja që njerëzit krijojnë dhe mendojnë se kanë me motin e mirë ose të keq dhe humorin apo mirëqenien e tyre, përmblidhet me këtë term.

Por ky term, i cili u përhap shumë më shumë pas pandemisë, është i rrezikshëm. “Meteropathia” trajtohet si një çrregullim fizik dhe mendor që mund të ndikojë keq tek individët që nuk e trajtojnë dhe shkon përtej lidhjes së emocioneve me kohën e mirë. Përdorimi i këtij termi konfuzon njerëz dhe çon në vetëdiagnostifikim që sjell pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe fizik.

Dielli ka efekt pozitiv si burim i parë i vitaminës D, por përtej saj nuk ka fakte që mbështesin përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik prej tij./E.Ç

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV