Deri në 75 mijë përfitues/ Skema e subvencioneve për fermerët me risi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Civici: Hiqet tavani i përfitimit

Këtë vit skema e subvencionit për fermerët vjen me shumë ndryshime si në aspektin financiar, po ashtu edhe në shtimin e kategorive përfituese. Zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici sqaron të gjitha kategoritë dhe tavanin e përfitimit.

Enio Civici (Zv.ministër i Bujqësisë): Tashmë pagesat do kryhen direkt me llogarinë bankare të fermerit apo aplikantit. Më pas tek serat vazhdon mbështetja me 200 mijë lekë të reja për hektar, nga 1 deri në 5 hektar. Mbi 5 hektarë hiqet tavani dhe vazhdon mbështetja me 50% në parimin e proporcionalitetit. Risi e skemës është përfshirja e sektorit të bimëve aromatike dhe medicinal me një masë mbështetëse prej 30 mijë lekësh të reja për hektarë. Në rastin e të imtave është 1200 lekë për krerë nga 100 deri në 300 krerë, ndërsa në rastin e gjedhëve është 10 mijë lekë për krerë deri në 50 krerë.

Gjithashtu edhe interesi i fermerëve ka qenë i lartë vitet e fundit dhe synimet janë që këtë vit numri i përfituesve t’i kalojë 70 mijë.

Enio Civici (Zv.ministër i Bujqësisë): Kemi parë një rritje të masës së aplikantëve e njëkohësisht masës së përfituesve vitet e fundit. E kemi nisur me më pak se 10 mijë, në 2023-in arritëm në 65 mijë dhe ndërkohë kjo skemë e vitit 2024 parashikon të mbështesë mbi 75 mijë fermerë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bën thirrje fermerëve që kanë mundësi të aplikojnë deri më 19 Prill në çdo pikë, ndaj nuk ka vend për panik dhe krijimin e radhëve të gjata./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV