Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë, në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit. Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit. Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë.

Gjatë një kontakti të Top Channel me doganën e Kakavijës dhe atë të Kapshticës, u tha se gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejtë Greqisë. Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

Sindikata nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes së Top Channel lidhur me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi, ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë levizje të shtuar qytetarësh në dogana, por edhe kërkesë të shtuar për mallra./O.S

Të fundit

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit,...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

Lajme të tjera

Web TV