Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri.

39 vjeçarja Chioma Okoli, e cila ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin Facebook, bëri vlerësimin e saj online për purenë e domateve ‘Nagiko Tomato Mix’, prodhuar nga kompania nigeriane Erisco Foods, duke thënë sipas mendimit të saj se kishte “tepër sheqer”.

Okoli, i kërkonte 18,000 ndjekësve të saj të jepnin mendimin e tyre për produktin, dhe kjo solli një seri reagimesh të ndryshme.

Por një grua që pretendonte se ishte mora e pronarit të kompanisë, shkroi në postimin e Okoli: ‘”Boll e shave produktin e vëllait tim, nëse nuk të pëlqen gjej një tjetër për ta nxjerrë në rrjetet sociale, ose telefono në shërbimin e klientit”.

Okoli ishte përgjigjur: “Më ndihmo atëherë t’i them vëllait tënd mos i shesë njerëzve këtë produk të rremë, dje unë e përdora për herë të parë dhe ishte i gjithi sheqer”.

Por disa ditë pas replikave ajo u arrestua nga policia teksa shkonte në kishë, dhe u dërgua në burg.

Për t’u liruar nga paraburgimi Okoli duhet t’i kërkonte falje publike Erisco, por avokati i saj tha se kjo ishte arritur me presion

Okoli ishte akuzuar për bashkëpunim në nxitje të njerëzve kundër kompanisë Erisco Foods Limited dhe informacion të rremë kundër kësaj kompanie.

Okoli është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt por nëse shpallet fajtore mund të dënohet deri me shtate vite burg.

Erisco ka paditur gjithashtu Okoli për 2 milionë dollarë, pasi disa kompani ndaluan bashkëpunimin me të pas postimit në rrjet, sipas raportimeve.

Kreu i kompanisë Eric Umeofia, tha në një koment se “më mirë të vdiste se të lejonte njollosjen e imazhit që kishte punuar për dekada të krijonte”.

Lexo edhe :  Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Tashmë Okoli ka ngritur dy kundër-padi kundër kompanisë dhe policisë nigeriane.

Avokatja e saj Inibehe Effiong, tha se beteja ligjore po bëhet pa marrë parasysh sigurinë e  Chioma, bashkëshortit dhe familjes së saj.’

Dike folur me rrjetin Metro.co.uk, ajo tha: “Klientja ime mohon akuzat e ngritura kundër saj, dhe kemi kundër-paditur për dëmshpërblim $300,000 kundër kompanisë Erisco, dhe policisë së Nigerisë”.

Effiong shtonte se kjo është një çështje e tipit “Davidi kundër Golias”, ku i pari është i drejti dhe tjetri i gabuar.

Çështja Okoli ka ngritur pikëpyetje në Nigeri për lirinë e fjalës dhe është dënuar dhe nga grupi i aktivistëve Amnesty International.

Këta të fundit shkruanin: “Askush nuk duhet të arrestohet sepse ushtron të drejtën e tij të lirisë se shprehjes. Arrestimi i Chioma Egodi tregon se megjithë reformat në polici, pandëshkueshmëria dhe arrestimet e paligjshme vijojnë gjerësisht”.

  

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV