Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina del jashtë barrierave dhe“fluturon”në kanal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në rrugën Lushnjë-Fier.

Siç shihet dhe në foto, automjeti tip “Mercedes Benz” që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë, por ka shkuar drejt dhe pasi ka çarë dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor.

Drejtuesi i “Benzit”, i identifikuar si shtetasi me inicialet K.H., është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV