Pensionistët futen në bankë pas 1 Prillit/ Pirdeni: Kosto dhe sorollatje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 1 prill 717 mijë të moshuar do t’i tërheqin paratë nga bankomatet. Të gjithë qytetarët do hapin një llogari pa kosto, por janë të detyrueshme për t’u realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës.

Ermira Pirdeni, aktiviste e moshimit, “ASAG” në një intervistë liston të gjitha problemet dhe sorollatjen që do të sjellë kjo për të moshuarit. Sipas saj, dixhitalizimi për të moshuarit nuk është lehtësi, por kosto.

Ne teknologjinë e kemi kapur me shpejtësi dhe i vendosim me dhunë disa gjëra, por është një diskordancë mes situatës dhe dixhitalizimit. Bota ka infrastrukturë qytetare, shërbime në komunitet dhe duke i pasur këto, ti merr të dhëna dhe vendosi projektin mbi situatën që ke. Por jo të teket ty papritur të bësh një dixhitalizim dhe të mendosh se i ke arritur të gjitha gjërat.

Jo të gjithë i marrin shërbimet, duhet të kesh një telefon smart. Është konfuzitet i madh. Të moshuarit janë të trembur.

Nuk kemi infrastrukturë qytetare që t’i kesh përgatitur të moshuarit në qendra ditore. Unë nuk kam asnjë shërbim të komunitet, asnjë qindarkë nga pushteti lokal për të moshuarit dhe tani më kërkon t’i hyj teknologjisë së lartë. Por nuk është e mundur”.

Çfarë ndodh me atë që nuk kanë hapur një llogari bankare, ku do ta marrin pensionin? “Nuk kemi dëgjuar asnjë të dhënë.

Këtu nuk është çështje vetëm se nuk ke shërbime vetëm në komunitet, por as administrata nuk është e trajnuar si të përgjigjet në situata të tjera të papranueshme, si në rastin kur një i moshuar ka probleme. Dixhitalizimi nuk ka qenë lehtësi, por kosto dhe sorollatje për të moshuarit” tha ajo.

Lexo edhe :  Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Rritjen e pensionet e kanë harruar. “Jo vetëm që nuk ka rritje, por rrinë duke thënë skema e pensioneve, njërën apo tjetrën, por nuk e di sa veta marrin pensionet speciale, një milion, bëjnë qoka me pensionet për disa njerëz që nuk e dimë se çfarë kontributi më të madh kanë dhënë më tepër sesa këto gra që kanë punuar nëpër fabrika.

Kanë qenë gjeologët, ata që bënë elektrifikimin, me lëndë toksike, punë monotone me sëmundje profesionale” tha Ermira Pirdeni /   S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV