Doganat greke paralajmërojnë grevë dy ditore, ja datat kur pritet të paralizohet lëvizja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejt Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.

Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë. Sipas burimeve nga Kakavija e Kapshtica, gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejt Greqisë.

Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate. Periudha e zhvillimit të grevës përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë levizje të shtuar qytetarësh në dogana, por edhe kërkesë të shtuar për mallra./O.S

Të fundit

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

Lajme të tjera

Web TV