E tmerrshme/Zbulohen edhe 6 koronaviruse të reja te lakuriqët e natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe gjashtë koronaviruse të reja që gjenden te lakuriqët e natës në Myanmar.

Këto viruse janë pjesë e së njëjtës familje me virusin SARS-CoV-2 që po përhapet në të gjithë globin.

Megjithatë, sipas studiuesit koronaviruset e reja nuk janë të lidhura gjenetikisht me SARS-CoV-2 ose me dy koronaviruset e tjera që shkaktojnë infeksione të rënda te njerëzit –sindromë akute të frymëmarrjes (SARS), virus i cili shkaktoi pandeminë e viteve 2002-2003 dhe sindromi i frymëmarrjes (MERS).

Studiuesit i zbuluan viruset ndërsa po vëzhgonin lakuriqët e natës në Myanmar si pjesë e një programi të quajtur PREDICT për të identifikuar sëmundjet infektive që kanë potencialin të transmetohen nga kafshët te njerëzit.

Lakuriqët janë të dyshuarit kryesorë, pasi gjitarët mendohet se bartin mijëra koronaviruse që janë ende të zbuluara.

SARS-CoV-2, e cila shkakton sëmundjen COVID-19, mendohet se e ka origjinën te lakuriqët para se të transmetohej te njerëzit.

Sipas shkencëtarëve është shumë e domosdoshme të bëhen kërkime të tjera për të kuptuar nëse këto gjashtë viruse të reja transmetohen tek njerëzit apo jo.

Shumë koronaviruse mund të mos paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, por nëse i identifikojmë këto sëmundje më herët tek kafshët atëherë kemi mundësi për t’i parandaluar ato që të kalojnë te njerëzit”, shprehet bashkautori i studimit Suzan Murray.

Kontakti midis njerëzve dhe botës së egër po bëhet gjithnjë e më i fortë. Sipas shkencëtarëve, ajo që bota po përjeton sot nga COVID-19 është vetëm një thirrje për të gjithë ne, se shëndeti i njeriut është i lidhur ngushtë me biodiversitetin./Përshtati nga LiveScience për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV