Kjo është pyetja që duhet të bëni patjetër në një intervistë pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shumë pyetje të mira që mund të bëni gjatë një interviste pune për të njohur më mirë punëdhënësin tuaj të ri të mundshëm. Disa nga pyetjet tregojnë se sa jeni të interesuar për të ardhmen e kompanisë, një e tillë e tipit:“Cila është është pritshmëria juaj për punën e ekipit?”.

Një pyetje që në fakt mund t’ju tregojë se si kompania investon në të ardhmen e punonjësve të saj, por që njëherësh ju jep juve edhe një pasqyrë të skemës se si funksionon kompania është: Cila është kultura juaj e të mësuarit? Kjo sipas Aneesh Raman, ekspert në Likedln është një mundësi për të mësuar më shumë për metodat si funksionon kompania ku keni shkuar për të kërkuar punë.

Çfarë duhet të dëgjoni pas kësaj pyetjeje?

Dëgjoni me vëmendje se si përgjigjet menaxheri/ja e punësimit. Më shumë gjasa, ata do t’ju tregojnë procesin se si funksionon bordi udhëheqës, trajnimet e vazhdueshme, siguria kibernetike e kompanisë, aspekti ligjor etj.

Këto detaje janë mjaft të rëndësishme, por nuk adresojnë kulturën e të të mësuarit. Në vend të kësaj, përqëndrohuni në këto gjashtë pika që tregojnë shumë për kulturën e të mësuarit dhe funksionin e kompanisë ku keni pritshmëri për të filluar punë.

-Mundësitë e të mësuarit nuk janë të kufizuara vetëm në kurse dhe trajnime

-Drejtuesit inkurajojnë marrjen e rrezikut, dështimit dhe mësimin nga gabimet

-Punonjësit autorizohen që të gjejnë përgjigjet e gjërave përmes burimeve përkatëse

-Kompania ofron mundësi mësimi personal dhe virtual

-Menaxherët bëjnë pyetje të tipit: “Si mund t’ju ndihmoj të bëni punën tuaj?”

-Të mësuarit është pjesë e performancës dhe përmirësimi gjithmonë shpërblehet

Nëse merrni përgjigjet e duhura për këto gjashtë shtylla të rëndësishme në një kompani, atëherë ky është vendi i duhur për ju./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV