I dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau motrën dhe kunatin, arrestohet Gjovalin Lesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar ditën e sotme në Itali, shqiptari i kërkuar prej vitesh, Gjovalin Lesi.

Mësohet se Lesi është arrestuar në Padova të Italisë, ku dyshohet se ka jetuar prej disa kohësh. Ai është i dënuar përjetë me burg, pasi vrau me armë kunatin dhe motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, ku Lesi ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti motrën e tij dhe kunatin.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”. Lesi pritet të ekstradohet nga Itali drejt vendit tonë për të vuajtur dënimin.

Njoftim i Policisë:

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Verdikti”.

Operacioni, rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij.

Në vijim të operacioneve ndërkombëtare, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me partnerët, me objektiv lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Matera, Itali, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas, shkëmbim i kryer me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë, u finalizua operacioni policor i koduar “Verdikti”.

Lexo edhe :  Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik.

Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj..

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e 55-vjeçarit, në Shqipëri./O.S

Të fundit

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV