Për ju që adhuroni çokollatën: Një arsye pse duhet ta hani më shpesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Admiruesit e çokollatës kanë një arsye më shumë që të gëzohen pas këtij lajmi! Me sa duket, çokollata nuk përmbush vetëm atë shijen e ëmbëlsisë, por ka edhe vlera për shëndetin tuaj në shumë mënyra. Një kimikat i gjetur te çokollata, i quajtur teobrominë i sjell shumë përfitime trupit dhe trurit, kjo sipas një studimi nga “Zhengzhou University” në Kinë, rezultatet e të cilit janë publikuar në “Journal of Functional Foods”.

Kimikati, i gjetur në kokrrat e kakaos është anti-inflamator, i pasur me anti-oksidantë që ndihmojnë mbrojtjen e trurit nga Alzheimeri, njëkohësisht ndikon edhe në peshën trupore. Shkencëtarët thonë se teobromina ndikon në nivelet e larta të kolesterolit në gjak, si edhe në pjesën e aftësisë njohëse te njerëzit.

Ky përbërës mund të ndikojë në funksionin gjak-tru për të rritur potencialisht funksionin e trurit, si dhe përmirësimin e humorit që lufton depresionin. “Teobromina ka veti mbrojtëse për neuronet, si dhe shumë ndikime në kujtesën motorike dhe funksionet rregullatore njohëse,” thonë autorët e studimit.

Duke u nisur edhe nga ndikimi i ulët i efekteve anësore që mund të ketë çokollata në gjendjen e trupit të njeriut, sidomos nëse konsumohet në sasi të përshtatshme, teobromina shihet si agjent në parandalimin e çrregullimeve të lidhura me trurin.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës, sepse teobromina ndihmon trupin që të shpërbëjë më shpejt yndyrat.

Për më tepër, çokollata forcon sistemin tuaj imunitar falë vetive inflamatore, thonë shkencëtarët!/E.Ç

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV