Hetimet zbulojnë skemën e ngjarjes të plagosjes dhe arrestimit të Orges Bilbilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30-vjeçari, Orgest Bilbili i arrestuar ditën e djeshme pasi hapi zjarr ndaj ‘Shqiponjave’ dhe si pasojë u plagosë në këmbë, ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe deri më tani nuk ka folur ende para uniformave blu.

Nga hetimet e policisë është zbuluar se 30-vjeçari nga Lushnja i akuzuar për vrasje që mbeti i plagosur pasi tentoi të qëllonte me armë ndaj efektivit të policisë së ‘Shqiponjave’, jetonte në një apartament në rrugën ‘Stiki Çiço’, me qira prej disa muajsh. Gjithashtu është mesuar se Orgest Bilbili jetonte me një djalë tjetër në apartament, i cili nuk është indetifikuar ende nga policia. Ditën e djeshme mësohet se në momentin e ngjarjes ata kanë qenë së bashku në rrugë, por djali tjetër është larguar në drejtim të pa ditur. Pasi u ushtrua kontroll në banesën e tyre u gjet një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka rindërtuar skenën e plagosjes së Orges bilbilit dhe kalimtares.

Dëshmia e punonjësit të policisë është përputhur me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat u sekuestruan. Ngjarja u shënua në orën 11:35 ku efektivi i “Shqiponjave” iu afrua Orges Bilbilit i cili ishte duke lëvizur më këmbë në brendësi të lagjes në rrugën “Sitki Çiço” ndërsa kolegu i tij ishte duke kontrolluar lulishten para Maternitetit të Ri. Në brendësi të lagjes punonjësi i Shqiponjave konstatoi Orges Bilbilin së bashku me një person tjetër dhe u afrua për të komunikuar me ta, për të mësuar arsyen e daljes dhe për t’i identifikuar por Bilbili e kundërshtoi dhe iku me vrap.

Polici fillon ta ndjekë dhe në momentin kur ishin para shkollës “Niket Dardani” Orges Bilbili në ecje e sipër nxori pistoletën nga çanta marsup, por pistoleta iu rrëzua në tokë. Në këto momente punonjësi i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar.

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Bilbili mori pistoletën nga toka dhe ia drejtoi policit. Ky i fundit hapi zjarr në drejtim të Bilbilit dhe e plagosi. Nga 3 të shtënat në drejtim të Bilbilit një prej plumbave ka kapur edhe 30-vjeçaren me iniciale M. P. e cila po kalonte rastësisht aty.

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV