Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional. Shakira, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, teksa foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë,” tha ajo. Artistja kolumbiane është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. “E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.

Mëmësia e ka prekur dhe në zgjedhjet e saj jetike, duke ndryshuar si grua, e duke marrë vendime më të pjekura!

Ylli i muzikës ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe.

Në një intervistë për revistën “Hello”, pak kohë më parë, këngëtarja foli për të gjithë ndryshimet që i solli mëmësia duke thënë se: “Kur ke fëmijë dhe kur ndjen dashurinë e tyre, ndihesh në paqe me botën,” teksa pranoi se mëmësia është një përvojë e mrekullueshme, që ndryshon jetën, por njëherësh edhe një nga gjërat më të vështira për t’u menaxhuar./E.Ç

Të fundit

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Lajme të tjera

Web TV