Çmimet po rriten më ngadalë, por ja çfarë ndodh me inflacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024 është 2.3%.

Ky ëshë niveli më i ulët që nga korriku 2021, përpara se të niste një valë shtrenjtimesh, e ndikuar fillimisht nga zhbalancimet që solli pandemia e më pas nga pasojat në tregjet e mallrave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tetor 2022, inflacioni arriti deri në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998-a.

Më pas rritja e çmimeve nisi të ngadalësohej dhe viti 2022 u mbyll në nivelin e 4%.

Në muajt e parë të 2024-s, inflacioni zbriti poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Që prej fillimit të vitit 2022, Banka e Shqipërisë nisi një politikë shtrënguese monetare, në funksion të objektivit të saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Nga 0.25%, norma bazë ka arritur në 3.25%. Pas rënies së inflacionit nuk pritet që Baka e Shqipërisë të vijojë më me këtë politikë shtrënguese.
Edhe në Eurozonë inflacioni ka shënuar rënie të vazhdueshme, duke rezultuar në 2.4% në mars. Banka Qendrore Europiane ka sinjalizuar se mund të nisë uljen e normave të interesit nga qershori.

Ushqimet vijojnë rritjen
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,70 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,31 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Lexo edhe :  Shtohet importi i energjisë elektrike. Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,5%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, “Shëndeti” me 1,9% dhe “Komunikimi” me 0,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,0%, “mish” me 3,7%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Shkurt 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,0%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor/   S.M

Çmimet po rriten më ngadalë, por ja çfarë ndodh me

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV