Rihanna thotë se A$AP Rocky e bën të ndihet sikur është asistentja e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihanna është në kopertinën e “Interview” për pranverën e 2024-ës ku foli për partnerin e saj A$AP Rocky, mëmësinë e të tjera.

Nëse deri tani kishim menduar se ikona e modës në shtëpinë e tyre është Rihanna, këngëtarja pranon se është partneri i saj ai që vishet për të marrë vëmendje.

Ajo u intervistua nga stilisti i dikurshëm i saj dhe kryeredaktori i revistës së njohur, Mel Ottenberg, i cili nuk la pa përmendur se reperi ka shije të mirë.

“A nuk është më i miri? Ndihem kaq kot kur eci krah për krah me të. Më duket sikur jam asistentja e tij”, u shpreh Rihanna.

Më tej, ajo e tregon me rast konkret se zgjedhjet e modës së tij e vënë në vështirësi.
“Po shkonim në një udhëtim. Duhet të ishim me tuta, por ai donte të vishte një kostum Bottega. Ju drejtova dhe i thash: ‘Pse dreqin ma bën këtë?” tregon Rihanna.

Këngëtarja tha se në këtë fazë të jetës, preferon të veshë fëmijët bukur, jo veten. “Pasi bëj gati fëmijët unë vesh gjënë më të rehatshme. Nuk dua t’i bëj të ndihen sikur po i mbaj në krah me siklet”, tregoi ajo.

Një tjetër detaj interesant për mëmësinë, Rihanna e zbuloi kur tregoi se ka ruajtur veshjet e djalit të parë dhe po ia vesh të dytit. “I kam të gjitha të organizuara. Njerëzit mendojnë se fëmijët i vesh Rocky sepse ngjajnë si ai, por jam unë ajo që i vesh si babai”, rrëfen këngëtarja, e cila nuk ndryshon shumë nga njerëzit e tjerë normal që bëhen prindër.

Kujtojmë se Rocky dhe Rihanna kanë dy djem, RZA dhe Riot./E.Ç

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV