Ja si i kursejnë paratë njerëzit e pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraja na ndihmon ta bëjmë jetën e ëndrrave, nëse jemi duke fituar mjaftueshëm dhe duke mos shpenzuar shumë në mënyrë ekstravagante.

Përderisa shumica e njerëzve kanë probleme t’i balancojnë shpenzimet personale me një udhëtim vjetor për t’u siguruar se do të kenë një shtrat për të fjetur dhe ushqim për të ngrënë çdo ditë, duket se shumë tjerë janë mjaft të organizuar me borxhet dhe faturat e bankës.

Madje, shpeshherë mund ta kenë rrogën e njëjtë, por ‘loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa truqe të kursimit të parave të cilat i praktikojnë njerëzit e pasur dhe që jua ndryshojnë pamjen e llogarisë së kursimit.

Rregulli 24-orësh

Milionerët janë të fascinuar pas rregullit 24-orësh. Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet.

Caktoje një buxhet personal dhe respektoje

Kjo mund t’ju duket klishe por caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime).

Shpenzo në gjëra që ndihmojnë të fitosh para

Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

Lexo edhe :  Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Eksperiencat nuk kanë çmim

Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit, ngjitje në shkëmbinj, zhytje, etj. Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm. Pasanikët sigurohen që të investojnë në gjëra që i lumturojnë ata – këtë bëjeni edhe ju./E.Ç

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV