COVID-19/ Blindohet vendi, Xhaçka: FA në krye të detyrës në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije se Forcat e Armatosura do jenë në krye të detyrës gjatë fundjavës në mënyrë që të kontrollohet izolimi ndaj koronavirusit.

Përmes një videoje që ka postuar në “Facebook”, Xhaçka shprehet se këtë fundjavë do të jenë në terren plot 1 mijë efektive të Forcave të Armatosura.

Postimi i plotë:

“Fundjava gjen në krye të detyrës 1 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, sikundër këto 4 javë, janë angazhuar në disa fronte të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID-19: në patrullimin në terren bashkë me policinë në 70 postblloqe në të gjithë vendin, në shpërndarjen e pakove ushqimore apo në disiplinimin e lëvizjeve në tregjet ushqimore apo super markete.

Në Tiranë jemi përqëndruar nga 17 tregje fruta – perimesh, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e masave, të cilat kanë dhënë rezultate fantastike./Fjala.al/

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/2306863442956609/

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV