Mandati i Olta Xhaçkës/ Reagon Gjin Gjoni: Reforma në drejtësi vdiq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjin Gjoni, kryetar i degës së PD-së në Lezhë, e konsideroi vendimmarrjen e socialistëve në Kuvend për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës, si vdekjen e reformës në drejtësi.

I ftuar në një program televiziv Gjoni tha se, sipas mendimit të tij, reforma në drejtësi ishte selektive.

“Në kohën më parë sistemi i drejtësisë ishte 60 % të majtë dhe 40 % të djathtë, në këto raporte ka qenë.

Sot sistemi i drejtësisë është 100 % i majtë. Ata që kanë kaluar reformën ose janë pjesë e konjukturave të momentit ose janë me lidhje me sistemin komunist”, tha Gjoni.

Referuar vendimit ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, Gjin Gjoni tha se nëse do të përdoret ky standard të gjithë kryeministrat duhet të jenë në hetim për vendimet që kanë marrë.

“Gjithçka lidhet me shkak pasojë dhe në rastin e liderit të opozitës për çështjen që i është vendosur masa e arrestit, nuk ka pasojë”, tha Gjoni./E.T

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV