Konspiracionisti shqiptar: Të gjitha “faturat” e COVID-19 do i shkojnë Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konspiracionistët, kanë shprehur dyshimet e tyre se kjo situatë e COVID-19, ishte një rast i fundit të historisë. I ftuar në “Abc e mëngjesit” publicisti dhe konspiracionisti Alfred Cako ka folur për teoritë e konspiracionistëve. Cako theksoi se bota ecën në mënyrë racionale, ndërsa u shpreh se të gjitha “faturat” do ti shkojnë Kinës.

“Të mos përqendrohemi shumë në këtë fushë, kur të vijë fundi i historisë sipas parashikimeve që ka bërë Profeti Muhamed do të ketë një luftë të madhe për një mal më ar që do të shfaqet, dhe ideja është për naftën. Të ardhmen e historisë nuk e shohim dot.

Sipas konspiracionistëve koronavirusi është një armë biologjike e prodhuar nga njeriu pastaj ndahen mendimet, dhe shkencëtarët merren me pasojën. Konspiracionistët mendojnë që kjo është një armë e lëshuar më qëllim.

Disa të tjerë mendojnë që kjo do të shoqërohet me pasurimin e numri shumë të vogël njerëzish dhe ata që kanë qenë të varfër do të bëhen më të varfër. Ndërkohë një pjesë tjetër mendojnë që është një kontroll i qytetarëve. Ka edhe të tjerë që mendojnë se izolimi shkakton një frikë që mund ti çojë njerëzit drejt vaksinimit që sipas tyre mbartin rreziqe”, u shpreh ai.

I pyetur se kush po e shfrytëzon koronavirusin në Shqipëri, Cako dha këtë përgjigje: “Këtu 99% janë të verbër, por do të ketë një gjyq ndërkombëtar ndoshta në Hagë ku do të shkojë Kina. Mendoj që raca e bardhë do të vazhdojë të komandojë në histori, do të jetë lokomotiva, unë kështu e mendoj.”

Të fundit

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet...

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Lajme të tjera

Web TV