“Juli më ngacmonte, u josha”/ Meri ‘plas’ deklaratën: Më tundoi, shikonte në një mënyrë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meri Shehu e ftuar në “Trotuar” tek E Diell ka zbuluar se cili nga banorët e BBV3 ka flirtuar me të kur ka qenë brenda në shtëpi.

Meri nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë emrin e Julit. Ajo shprehet se Juli ka flirtuar me të, e ka ngacmuar dhe se ajo është tunduar nga ai.

Ed Manushi: Më pyet një komshija ime që të ka idhull. Ajo vdes për ty, më thotë “aman pyete një herë Merin kur të vijë në Top Channel, kush ka flirtuar me të brenda shtëpisë së Big Brother”. E do me emër, mbiemër nga ty para kamerës që të mos më shqetësojë më.

Meri Shehu: Unë e them, por ju nuk e patë kush flirtoi me mua?

Ed Manushi: Nuk është e sigurt!

Meri Shehu: I pari ka qenë Juli një herë. Donte të fitonte lojën si duket. Madje i thashë asaj që komunikonim në veçanti tek dhoma e rrëfimit, po fitova unë betejën me këtë mënyrë të flirtuar të këtij, unë fitoj menjëherë Big Brother. Unë sa fitova betejën më nxorën nga Big Brotheri. Pata tundime, është e vërtetë. Mua Juli nuk më ka pëlqyer asnjëherë jashtë, por më tundoi.

Ed Manushi: Po çfarë sinjalesh kishte nga Juli, se është risi kjo për ne?

Meri Shehu: Shikonte në një mënyrë… Juli bënte tamam kavalierin. Juli mund të flirtojë me çdo femër me atë që kam parë dhe unë nuk besoja se Juli ishte mashkull që mund të arrinte të të tundonte, para se të futej. Ndoshta mbyllja bën të vetën, por është i fitueshëm. Që nuk ngelesh në tundimin e tij, po të duash e lufton dhe është i fitueshëm, pra e kapërcen tundimin e Julit./E.T

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV