Horoskopi ditor, e diel 12 prill 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njihuni me parashikimin e astrologëvepër punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Situata gjatë kësaj dite nuk duket aspak ideale. Mund të prishet nga gjithçka, ndaj bëni kujdes! Papritmas do të gjeni një dëshirë të madhe për të dashuruar.

Demi

Keni dëshirë që të kaloni kohë me njerëzit që kanë standarde dhe jo ata që lëkunden. Duhet ti vendosni vetes disa rregulla dhe limite, por jo shumë. Njerëzit që janë të vështirë për tu kënaqur, ju prishin humorin.

Binjakët

I keni idetë e qarta se ku duhet të jeni dhe si doni që të paraqiteni. Do të shkoni vetëm aty ku e keni të domosdoshme. Aty ku nuk është e nevojshme do të qëndroni larg dramave dhe do të mbani vendin tuaj.

Gaforrja

Do të arrini që kaloni çdo trazirë dhe rrëmujë. Jeni në kërkim të emocioneve të reja dhe mund të lini veten të rrëmbeheni nga një histori premtuese.

Luani

Nëse bëni gjëra të menduara mirë, kurseni stresin. Përgjithësisht çfarëdolloj gjëje që të dalë nga mendja juaj, mund t’ua bëj jetën më të thjeshtë.

Virgjëresha

Nuk mund të largoheni nga gjëra që ekzistojnë brenda vetes tuaj. Kështu që bëni mirë të merreni me gjëra nga të cilat nuk doni të largoheni. Reflektoni dhe jetoni pa pakënaqësi, pasi kështu do të shikoni se çdo gjë do të funksionojë.

Peshorja

Do të jeni mjaft të ngurtë në raportin në çift. Nuk do ti shikoni gjërat pozitivisht, duke rrezikuar që të ngjallni debate. Jeni të interesuar të shikoni fillimisht gjërat negative dhe më tej drejtimet e tjera.

Lexo edhe :  viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Akrepi

Po tregoheni shumë të ashpër me veten tuaj. Kjo ka të bëjë që nga mënyra e ushqyerjes, ndjenjën e fajit dhe shumë zgjedhje për të cilat kritikoni veten.

Shigjetari

Arsyeja se pse jo të gjithë mund të fitojnë një herë, është sepse shanset nuk janë gjithmonë njëlloj. Nuk ekziston një skenar, i cili mund të garantojë fitoren për të gjithë.

Bricjapi

Ekzistojnë shumë sinjale që mund t’iu shtyjnë të dilni nga rutina e zakonshme. Mund të ndiqni një mënyrë veprimi alternative, krejt ndryshe nga sa jeni mësuar.

Ujori

Për të pasur sukses me bashkëpunëtorët, thojuni se çfarë keni në mend që të bëni, shkruan noa.al. Po ashtu thojuni atyre se çfarë keni bërë, krijoni siguri dhe më tej veproni.

Peshqit

Nuk jeni natyrë që ndikoheni kollaj, të paktën nëse nuk e doni diçka me shpirt. Nëse dëshira juaj plotësohet lehtësisht, është me vend që të pyesni veten se si ndodh diçka e tillë. Reflektoni mirë.

Të fundit

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Lajme të tjera

Web TV