Lufta ndaj COVID-19, Italia me “pasaporta imuniteti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka në plan të rrisë numrin e testimeve ndaj koronavirusit si dhe të përdorë teknologjinë e gjurmimit të kontakteve, sapo të përfundojë afati i masave kufizuese që pritet të jenë në fuqi të paktën deri më 3 maj.

Komisioneri i Posaçëm për Emergjencat ndaj Viruseve, Domenico Arcuri, tha për televizionin “SKY TG24” se italianët do t’i nështrohen testeve të detyrueshme të gjakut, që do krijonin siç tha ai, të ashtuquajturën sistemi i “pasaportave të imunitetit”.

Aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të mund të shkarkohen në celular do t’u mundësonin njerëzve të dinin nëse kishin qenë në kontakt me dikë i cili ka rezultuar pozitiv ndaj virusit. Atëherë ata do të mund të testoheshin në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Testet e gjakut që identifikojnë antitrupat janë ende duke u zhvilluar. Virologët kanë tërhequr vëmendje se testet nuk do të jenë një dëshmi se personi ka fituar imunitet, por do të japin informacion nëse një person ka qenë në kontakt me virusin. Nëse një test për antitrupa rezulton pozitiv, do të nevojiteshin thonë ata, të tjera teste për të mësuar nëse virusi është ende aktiv. Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj këtij lloj virusi.

Të premten Presidenti Donald Trump urdhëroi zyrtarët e administratës së tij të ndihmojnë Italinë në përpjekjet e saj ndaj koronavirusit duke i siguruar pajisje mjekësore, ndihmë humanitare dhe ndihma në forma të tjera. Në mesin e masave përfshihet vënia në dispozicion e personelit ushtarak amerikan në vend, për shërbimet e telemjekësisë, ndihmë për ngritjen e spitaleve të përkohshëm dhe furnizimimin me pajisje.

Lexo edhe :  Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?!

“Italia, një nga aleatët tanë më të afërt e më të vjetër, po shkatërrohet nga pandemia e COVID-19, që tashmë ka marrë më shumë se 18,000 jetë në këtë vend. Pandemia ka çuar sistemin italian të kujdesit shëndetësor në prag të kolapsi dhe po kërcënon ta fusë ekonominë italiane në recesion të thellë”, shkruante zoti Trump në një dokument që autorizonte dhënien e ndihmës./voa

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV