“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme ishte Ina Rama.

Meta thotë se Sali Berisha e kishte vënë në dijeni se prokurorja e asaj kohë, Ina Rama kishte marrë urdhër për ta arrestuar.

Ndërkohë gjatë bisedës Meta thotë se Berishës i kishte garantuar se do t’i japte vota edhe nga burgu për ta mundur Edi Ramën nga bashkia e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2011.

Më merr në telefon, isha në Durrës. Ku je më thotë? Në Durrës i thashë. Në çdo kohë që vjen në Tiranë unë në zyrë jam. Nuk ka ndonjë urgjencë, por po pate kohë hajde. E kuptova unë që kishte një shqetësim dhe vajta. Dëgjo më tha, për atë ish prokuroren, Ina Rama, duhet vëmendje se ajo ka marrë urdhër të të fusë në burg ty. Po shumë mirë i thashë, çfarë problemi ka?! Po ka çuar ato videot dhe audiot në Angli. I thashë: Doktor merre me qetësi, ata duan të të nxehin ty. Unë i thashë të premtoj nga burgu do të jap shumë më tepër vota ty për zgjedhjet dhe Edi Rama do ikë nga kryetari i bashkisë, ti mos u shqetëso për këtë”, tregoi Meta në emisionin “Opinion”.

Po ashtu, Ilir Meta ngriti dyshime se kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me McGonigal.

SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.

Lexo edhe :  EMRAT/ Publikohet lista e mbyllur e PD për Qarkun e Tiranës, kryesohet nga Sali Berisha

I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më intereson fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”./E.T

Të fundit

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën e kandidatëve të opozitës. Sipas tij,...

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Lajme të tjera

Web TV