Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i shpejtë i kushteve të motit, si dhe çekuilibri i temperaturave globale, për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve në çdo cep të planetit. Një studim i ri tregon se numri i vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të lidhura me goditjet në tru të lidhura me temperaturat ekstreme është rritur që nga viti 1990.

Hulumtimi i publikuar në revistën “Neurology” të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, nuk ka vërtetuar se ndryshimi i klimës është i vetmi parametër që shkakton goditje në tru, por konkludon një korrelacion mes tyre dhe temperaturave ekstreme të regjistruara në nivel global. Më konkretisht, studiuesit nga Spitali Xiangya i Universitetit Qendror të Jugut në Changsha, Kinë, analizuan të dhënat nga më shumë se 200 vende që përfshijnë më shumë se tre dekada dhe zbuluan se temperaturat më të larta dhe më të ulëta se normalja shoqërohen me vdekje dhe paaftësi për shkak të goditjeve në tru.

Sipas studiuesve, pjesa më e madhe e goditjeve ishin për shkak të temperaturave më të ulëta se normale, ndërsa sigurisht që kishte një rritje të goditjeve kur temperaturat ishin më të larta se normalja.

Rezultatet, megjithatë, treguan se Azia Qendrore dhe Afrika kishin përqindjen më të lartë të vdekjeve nga goditjet e lidhura me ndryshimin e klimës.

Dr. Quan Cheng, neurokirurg në Spitalin Xiangya dhe një nga autorët e studimit, theksoi se “ndryshimet dramatike të temperaturës të regjistruara vitet e fundit kanë ndikuar në shëndetin e njeriut dhe kanë shkaktuar shqetësim të madh. Studimi ynë tregoi se ndryshime të tilla të mëdha në temperaturë mund të rrisin goditjet në tru në mbarë botën, veçanërisht në popullatat e moshuara dhe në zonat me pabarazi më të mëdha të kujdesit shëndetësor”./E.Ç

Të fundit

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

“Zgjohet” Myrto Uzuni, me “bomberi” kuqezi që rikthehet të bëjë protagonistin te ekipi i Austin. Pushimet me sa duket kanë ndikuar për mirë tek...

Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur lehtë rreth 110 persona, përfshirë...

Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, Rama vazhdon spastrimet/ Elbasani ndalesa e rradhës

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e...

Lajme të tjera

Web TV