Shkelën masat e karantinës, 308 gjoba për 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

hqiptarët vijojnë ende të injorojnë masat e kërkuara nga policia e shtetit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24- orëve të fundit shërbimet e Policisë kanë vijuar  kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin janë ndëshkuar 262 këmbësorë që kanë shkelur masat e marra, 41 drejtuesh mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, ku kanë humbur lejen e qarkullimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu në kuadër të masave të marra nga policia shqiptare gjatë kontrolleve të ushtruara janë dënuar dhe gjobitur dhe 5 pronarë lokalesh të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e covid-19, duke vijuar në fshehtësi punën në lokalet e tyre.

Policia në vijim të kontrolleve për qytetarët të cilët injorojnë masat e kërkuara nga qeveria, në qytetin e Lushnjës kanë ndëshkuar një qytetar pasi dhe pse kishte  ardhur nga një vend i prekur nga Covid-19, ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Dhe pse dëshira e policisë nuk është që të ndëshkojë qytetarët e pabindur, ajo vijon apelin e saj për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

Lajme të tjera

Web TV