Gjyshi kyç gojën, asnjë fjalë për vendndodhjen e nipit 3-vjeçar/ Policia vijon kërkimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit dhe ajo e Kukësit vijojnë kërkimet për gjetjen e 3-vjecarit, ku sipas nënës së vogëlushit është rrëmbyer nga gjyshërit..

Burime nga policia e Durrësit thanë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa në zonën e kënetës ku edhe familja Gjuni banon dhe ka të afërm, por asnjë gjurme nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij.

Gjithashtu, policia e Kukësit ka ushtruar disa kontrolle në zonën e Hasit, por pa rezultat. Teksa nëna e 3- vjeçarit pret që të bashkohet me të birin, gjyshi Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunoj me policinë për të treguar ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin.

“Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunojë për të gjetur djalin. Nuk tregon ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin. Edhe pse e kemi vënë para përgjegjësisë së po bene kundravajtje penale vazhdon të qëndroj indiferent ndaj kërkesës sonë për të bashkëpunuar. Ne po vazhdojmë  kërkimet në disa zona ku mendojmë se fshihet gjyshja me nipin. Po deri tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi besim se do ta zgjidhim këtë problem me ndihmën e Rexhepit ose jo”,- thanë burime nga policia./E.T

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV