Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh telefonatave, mesazheve dhe emaileve pas orarit zyrtar të punës, të parashtruar në kontratë.

E nisur si nismë pas pandemisë, kur puna nga shtëpia i dëmtoi të gjitha limitet e vendosura për oraret e punës, duke i tejzgjatur ato, Franca, Kroacia, Protugalia dhe Italia janë disa nga shtetet e para që po ndërmarrin hapa për ta realizuar këtë ligj.

Në Kaliforni po punohet gjithashtu për një ligj si ky. Në Belgjikë, ligji është aktiv dhe mbron 65 mijë punonjës aktualisht. Ndërsa në disa shtete të tjera, ky rregull është vendosur nga vetë kompanitë.

Por pse është i rëndësishëm ky ligj?

Studimet kanë vërtetuar se rutina e punës dhe presioni i ushtruar për të punuar më shumë, pa u paguar ka ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të punonjësve.

Në Australi, kryeministri bëri thirrje për vendosjen e ligjit, duke deklaruar se “ata që nuk paguhen për të punuar 24 orë në ditë, nuk duhet të jenë online dhe në dispozicion 24 orë në ditë”.

Në përpjekje për të tejklauar disa kufij shoqëror si ky, ligji në fjalë synon të ndihmojë punonjësit të jenë më të lumtur, duke u dhënë mundësinë ligjore të hedhin në gjyq ose të ngrenë një padi nëse punëmarrësi i shqetëson, u jep detyra, apo i telefonon jashtë orarit zyrtar të firmosur dhe kërkuar në kontratën e tyre.

Ky ligj synon të sigurojë mundësinë që çdo njeri të vendosë balancat e duhura mes punës dhe jetës personale përtej saj./E.Ç

Të fundit

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Lajme të tjera

Web TV