PD-LSI e çuan në prokurori Arta Markun, kolegët i pushojnë çështjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka vendosur të pushojë kallëzimin e bërë nga opozita për ish-kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Ky vendim për pushimin e çështjes do të shqyrtohet nga gjykata ditën e sotme nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia.

Arta Marku u kallëzua penalisht nga opozita për shpërdorim detyre, veçanërisht në rastin e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kallëzimi i depozituar në Prokurori mban firmën e ish-krerëve të Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI, konkretisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Sipas pretendimeve të opozitës, të krerëve të grupeve parlamentare PD-LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, Arta Marku është paditur për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e hetimit ndaj tij.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Gjithashtu, ish-kryeprokuroja është paditur edhe për faktin se kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pa marrë më parë një konfirmim nga Autoritetit i Dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV