Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Ajo tregoi për “Stop” se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin që kishte firmosur se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ka ndryshuar pronësinë apartamentit.

Esmaja kërkon me lot në sy që të futet në banesë pasi kërkon të vdesë aty.

‘Të lutem shumë më ndihmoni se jam shumë keq rrugave. Pensioni më mbaroi, të gjitha më mbaruan. Ju lutem më ndihmoni, më fusni në shpinë time, të vdes në shpinë time të paktën’.

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Sipas ekspertit Fatmir Laçej, duhet të kishte kontratë dhurimi që apartamenti t’i kalonte djalit. “Stop” komunikoi me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili thotë se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti është lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa u shlyer ajo kredi, thotë Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.

Haxhi Toluli: Alo! Po! Unë e kam marrë atë apartamentin copë-copë, të rrënuar, në 2003-shin, kam investu mbi 22 mijë euro, e kam bërë të ri komplet. Nëna shkon pa dijeninë time, e fut në kredi, në 2014-2015 më tha, kredia është shlyer dhe unë pranova, për të marrë banesën në emrin tim. Ndërkohë unë shkoj në bankë, del ky problemi i barrës.

Gazetarja: Zonja Esma do të hyjë në këtë banesë.

Haxhi Toluli: Pasi të shlyhet ajo kredia, po nuk u shlye ajo kredia, nuk futet asnjë aty nga familjarët e mi. Nëna e ka bë motrën me 3 dhoma, kuzhinë te Astiri. Në momentin, që më liron kredinë me burrni, me noteri, me ça të doni juve, unë vij prapë firmos dhe nënës i jap çelësin dhe të jetojë, sa t’ia ketë dhënë Zoti./E.T

Lexo edhe :  Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Të fundit

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Lajme të tjera

Web TV