Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim të pahijshëm karshi gruas së tij, Bianca Censori. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje.

Zëdhënës të reperit zbuluan për TMZ se personi në fjalë kishte futur duart nën fustanin e Censorit, e kishte kapur rreth belit dhe pasi e ka afruar te vetja, e ka puthur disa herë.

“Ajo u abuzua seksualisht me qëllim. Të thuash që u prek me dorë nga dikush nuk është as përshkrim i përafërt me atë që ndodhi vërtet”, vazhduan deklarimet.

Sipas burimeve, forcat e rendit e akuzojnë Kanye West për dhunë dhe pritet ta marrin në pyetje. Personi i sulmuar nga reperi nuk ka pasur nevojë për trajtime mjekësore pas incidentit, që ndodhi në një hotel luksoz në Sunset Boulevard./E.Ç

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV