Jetmiri reagon pas daljes nga “BBVA 3” dhe nuk i ndal akuzat ndaj produksionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jetmiri ka reaguar pas daljes nga “Big Brother Albania VIP 3”, përmes një videoje, ku sërish flet për produksionin dhe censurën që sipas tij iu vendos gjatë qëndrimit në spektakël.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.

Kujtojmë se Jetmiri hyri në “BBVA 3” vetëm pak javë më parë. Të martën e shkuar, ai kërkoi të largohej dhe më pas e rishikoi vendimin e tij pas një diskutimi të gjatë në studio, ku iu kërkua ta mendojë sërish. Mbrëmja e së shtunës ishte koha e caktuar për një përgjigje përfundimtare, ku Jetmiri kërkoi që të vazhdojë qëndrimin, por nuk do të fliste me asnjë nga banorët, vetëm do merrte pjesë në lojëra dhe të tjera komunikime me “Vëllain e Madh”. Produksioni nuk e lejoi këtë vendim të tij, duke i kërkuar të qëndrojë në shtëpi dhe të flasë me banorët që i konsideron të afërt, duke vazhduar kështu lojën.

Pas një diskutimi që vazhdoi edhe me përfshirjen e personazheve të tjerë, Jetmiri u largua me vullnetin e tij nga shtëpia dhe në vazhdim pati një përplasje të fortë mendimesh me opinionistët dhe Ledionin në studio./E.Ç

Të fundit

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Djali i Grida Dumës prek me dedikimin për të atin: Babi dhe gjyshja…

Darien Shqina, djali i Grida Dumës ka bërë një postim në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir...

Lajme të tjera

Web TV