Mjeku kinez bën paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë i pret tani vendet e tjera  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i spitalit që u ndërtua në kohë rekord në Wuhan të Kinës për të trajtuar pacientët me koronavirus ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ai tregon se çfarë i pret tani vendet e tjera, duke thënë se virusi mund të vrasë më shumë njerëz sesa të dy Luftërat Botërore të marra së bashku.

Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz sesa Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore. Kjo është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë të gjitha forcat politike  nuk duhet të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike, por të kujdesen për jetën e njerëzve të zakonshëm”, tha Wang Xinghuan, drejtor i Spitalit Leishenshan në Wuhan.Ai foli gjithashtu edhe për përdorimin e maskave dhe nëse kjo masë është çështje kulturore apo mjekësore.

Kur bisedova me mjekët në New York, një doktor më tha që kjo është një çështje kulturore. Televizioni Hong Kong Phoenix gjithashtu më bëri këtë pyetje. Unë do të doja që të gjitha mediat këtu ta ndajnë këtë mesazh: nuk ka të bëjë me kulturën, por ka baza shkencore që udhëzojnë përdorimin e maskave për t’u mbrojtur”, shtoi ai.

Wang foli edhe për arsyet pse epidemia ka prekur kaq rëndë New York-un.

Ky është dështimi që përjetuam më herët në Wuhan. Disa pacientë me simptoma të buta u lejuan të ktheheshin në shtëpi dhe të izoloheshin atje, por më vonë kuptuam se ky ishte një dështim i madh. Kështu që më vonë kuptuam se pacientët me simptoma të buta duhet të shtroheshin në spital”, tha Wang.

Deri më tani në gjithë botën kanë vdekur më shumë se 102,000 njerëz nga koronavirusi dhe 1.7 milion janë të prekur nga Covid-19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, gati 70 për qind e vdekjeve në Evropë janë shënuar në Evropë./Përshtati nga English alarabiya për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Nico Williams është i vendosur për kalimin e tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ka komunikuar klubit vendimin për të ardhmen. Athletic...

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë...

Lajme të tjera

Web TV