“Shesim maska”, të vetmet njoftime që po ngjiten së mure dhe shtylla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë kohë kur për rreth një muaj të gjithë ndodhen në shtëpi, do dukej pa sens që dikush të ngjiste shërbimet e tij në mure apo shtylla.

Në mure para karantinës kishim parë shpesh njoftime për shtëpi me qira, për fizioterapi në shtëpi, apo personat që blejnë objekte të vjetra e shërbime të tjera.

Për këto katër javë i vetmi njoftim që është ngjitur në mure është “shesim maska”.

Me sa duket në këtë kohë pandemie globale biznesi i maskave është shumë fitimprurës.

Të gjitha dyqanet online reklamojnë maskat dhe japin promocione të ndryshme. Por tani që fasha orare e liridaljes është rritur, bizneset kanë zgjedhur të ngjisin në shtylla dhe mure njoftimin për maskat që ofrojnë.

Çmimi i një maske normale në vendin tonë shkon nga 100 deri në 1000 lekë. Kujtojmë këtu që mjekët nuk këshillojnë që ato të mbahen më shumë se 2-3 orë. Me këto çmimet që ofron tregu shqiptar pjesa më e madhe e popullsisë e ka të pamundur që të mbajë maskë.

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV